Bota

Koronavirusi/ SHBA kryen 2.5 milionë vaksinime në ditë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:56 - 20/03/21 |
Opi Nion

Shtetet e Bashkuara arritën objektivin e vendosur nga Presidenti Joe Biden për të injektuar 100 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit, pothuajse një muaj përpara afatit të vendosur prej tij për 100 ditët e para në detyrë.

Shtetet e Bashkuara po bëjnë tashmë rreth 2.5 milionë vaksinime në ditë.

Në Britani, gjysma e të gjithë të rriturve kanë marrë tashmë të paktën një dozë vaksine për koronavirusin, duke u bërë ekonomia e parë e madhe në botë që arrin një moment të tillë të rëndësishëm.

Ministri i Shëndetësisë Matt Hancock tha në Twitter se vetëm të premten ishin përdorur një rekord prej mbi 660 mijë dozash.

Dje Kryeministri britanik Boris Johnson mori dozën e tij të parë të vaksinës, duke u imunizuar me AstraZeneca – të cilën disa vende evropiane e kishin pezulluar përkohësisht për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Izraeli është ndër vendet më të suksesshme në vaksinimin e popullsisë, i ndjekur nga Emiratet e Bashkuara, Kili dhe më pas Mbretëria e Bashkuar. Investitorët po vëzhgojnë me kujdes se cilat ekonomi do të mund të rimëkëmben së pari./ VOA

Pas