Seria A vijon të jetë në kaos për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi në Itali.
Ministri italian i sportit, Vincenzo Spadafora, i ka bërë thirrje Ligës të marrë parasysh ndërprerjen e kampionatit.
“Nuk ka sens, në një kohë që po bëjmë sakrifica të mëdha për të penguar përhapjen e virusit te qytetarët, ndërsa lojtarët, arbitrat dhe teknikët të rrezikojnë”, ka thënë ministri.
Ndërkohëm ndeshja mes Parmës dhe Spal që duhej të luhej në orën 12:30 është shtyrë për në orën 13:45. Në këtë mënyrë, rrezikojnë të mos luhen edhe sfidat e tjera në program për ditën e sotme./ Opinion.al