13467 vaksinime kundër COVID-19 janë kryer në 24 orët e fundit në të gjithë Shqipërinë.
Këto shifra janë publikuar në “Twitter” nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit kundër COVID-19, në vendin tonë janë kryer 585693 vaksinime.
Ditët e fundit në vendin tonë është ulur numri i viktimave dhe rasteve me COVID-19. Sot ministria e Shëndetësisë njoftoi se 2 persona humbën jetën nga COVID-19, ndërsa u konfirmuan 67 raste të reja./Opinion.al