Bota

Koronavirusi/ Rritet numri i viktimave në Rusi dhe SHBA


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:50 - 21/05/20 |
Opi Nion

Koronavirusi vijon të shkaktojë viktima në Rusi. Mësohet se në 24 orët e fundit u regjistruan 127 viktima dhe 8,849 të infektuar më shumë. Numri total it ë vdekurve është 3,099 ndërsa numri it ë infektuarve është 317,554.

Rusia është vendi i dytë në botë me numrin më të lartë të të infektuarve sipas universitetit John Hopkins. Ndërsa në ShBA, numri i viktimave ka prekur 93,439. Në 50 shtete janë të paktën 1,551,853 të infektuar.

New Yorku është shteti më i prekur nga pandemia. Ndërsa Brazili sërish ka shënuar një shifër të lartë të numrit të viktimave. Gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 888 viktima ku në total numërohen 18,859./ Opinion.al

Pas