Ka shkuar 213 numri i personave që kanë humbur jetën në Kinë nga Koronovirusi, ndërsa 9700 persona janë të infektuar.
Deri më tani janë 20 vende jashtë Kinës që kanë raportuar se kanë shtetas të prekur me Koronavirus.
Në Wuhan ku edhe shpërtheu virusi numërohen 204 të vdekur, ku vetëm 42 persona të vdekur janë në Hubei.
Kujtojmë që mbrëmë Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur emergjencën globale nga virusi për arsye se virusi është përhapur në shumë vende jashtë Kinës./ Opinion.al