Rajoni

Koronavirusi/ Rritet numri i të infektuarve në Kosovë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:26 - 29/05/20 |
Opi Nion

Është rritur numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë. Mësohet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 12 raste të reja.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik tha se ka testuar gjithsej 311 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Vushtrrisë 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste në Stanovc), Komuna e Prizrenit 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste në Gërnçar) dhe një rast me vendbanim në Mirushë, Malishevë”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Ndërkohë, bëhet me dije se 9 pacientë janë shëruar. Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë shkon në 1,064, ndërsa i të shëruarve në 829. Në Kosovë kanë humbur jetën 30 pacientë të prekur me koronavirus./ Opinion.al

Pas