Kryesore

Koronavirusi, rritet numri i rasteve të reja në Kosovë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:13 - 22/10/20 |
Opi Nion

Është rritur numri i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë. Mësohet se në 24 orët e fundit në këtë shtet janë konfirmuar 159 raste të reja me COVID-19.

Shifrat e reja dalin pas1,245 testimeve, kjo është shifra më të lartë të testimeve të kryera brenda një dite në Kosovë, që prej fillimit të pandemisë.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë deklarojnë se në 24-orët e fundit nuk është raportuar asnjë rast humbje jetë nga koronavirusi.

Që prej 13 marsit, kur u regjistruan rastet e para në Kosovë, e deri më 22 tetor, IKSHPK-ja ka regjistruar 17,422 raste me koronavirus. Prej tyre, 657 pacientë kanë vdekur dhe 14,894 janë shëruar. Raste aktive vazhdojnë të jenë 1,871./ Opinion.al

Pas