-Shëndeti

Koronavirusi, rritet ndjeshëm numri i viktimave dhe të infektuarëve


               Publikuar në : 11:10 - 08/02/20 |
el ida

Numri i viktimave për shkak të koronavirusit ka shkuar në 724. Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë raporton se 34.546 persona janë të infektuar, dhe numri më i madh i rasteve të reja është regjistruar në provincën e Hubeit dhe kryeqytetin e saj, Wuhan, epiqendrën e përhapjes së virusit që godet sistemin e frymëmarrjes.

Për të përballuar fluksin e madh të të infektuarve, autoritetet kineze përfunduan ndërtimin e një spitali të ri në Wuhan javën e kaluar, ndërsa një i dytë pritet të hapet në ditët në vijim.

Ndërkaq në pjesën tjetër të botës, virusi ka infektuar deri më tani 320 persona në 27 shtete, me dy viktima të shënuara, një shtetas kinez në Filipine, dhe një 39-vjeçar në Hong Kong. Rastet më të fundit të personave të infektuar janë konfirmuar të shtunën në Malajzi, Tajvan dhe Japoni./Opinion.al

Pas