Rajoni

Koronavirusi, rekord viktimash në Maqedoninë e Veriut


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:47 - 02/04/21 |
Opi Nion

50 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut. Ky është numri më i lartë i viktimave që ka regjistruar brenda një dite ky shtet.

Viktimat ishin të moshës mes 46 dhe 95 vjeç. 46 prej të infektuarve kanë vdekur nga spitale dhe 4 në shtëpitë e tyre.

Numri i të përgjithshëm i viktimave me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 3.860. Sipas raportit të ministrisë së Shëndetësisë, janë regjistruar edhe 1.320 raste të reja të infektuar me koronavirus nga 4.174 teste të kryera.

Ndërkohë, bëhet me dije se 457 qytetarë janë  shëruar. Deri më tani me COVID-19 janë infektuar rreth 132.000 persona nga të cilët mbi 20.000 janë ende raste aktive.

Pas