Ditën e sotme Greqia ka raportuar rekord viktimash. Mësohet se në 24 orët e fundit në shtetin fqinj kanë humbur jetën 101 persona nga COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 1815 persona.
Po ashtu, në 24 orët e fundit, u konfirmuan 2,135 raste të reja pozitive për Covid-19. Raportohet se nga rastet e reja, 13 u zbuluan pas kontrolleve në hyrjet e vendit.
Numri i përgjithshëm i rasteve në vend është 95,137, ndërsa aktualisht numri i pacientëve të intubuar është 562./ Opinion.al