Bota

Koronavirusi/ Rekord i zi në Britani, mbi 500 persona vdesin për 1 ditë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:00 - 01/04/20 |
Al Do

Mbretëria e Bashkuar ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit 563 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.

Ky është numri më i lartë i viktimave për vendin në një ditë që prej shpërthimit të pandemisë.

Sipas të dhënave të autoriteteve në Britani deri tani janë testuar 152,979 persona nga të cilët 29,474 kanë rezultuar positivë. Aktualisht COVID-19 ka shkaktuar 2,352 viktima në Mbretërinë e Bashkuar.

Qeveria dhe autoritetet janë përballur me shumë kritika sa i përket numrit të testimeve të kryera në një ditë krahësuar me vendet e tjera Europiane.

Si përgjigje ndaj kësaj qeveria ka vendosur që të kryejë 25 mijë testime në ditë. Shifër kjo ende jo shumë e madhe krahësuar me Gjermaninë që kryen 70 mijë në ditë. /Opinion.al

Pas