Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama është shprehur gjatë një komunikimi me qytetarët se Qeveria po punon për të marr financime nga jashtë për të përballuar luftën ndaj koronavirusit.
Kryeministri theksoi se është optimist se do të siguroj financime shtesë për të qenë më pak të shtrënguar për periudhën pas paketës.
“Ndërsa përfituesit e mundshëm nga zgjerimi i paketës, do i përcaktojmë jo më parë se 15 Prilli se duhet të shikojmë të dhënat nga fronti i luftës. Ne po punojmë për financime edhe nga jashtë vendit, por lufta nuk është lokale dhe as rajonale, por lufta e tretë botërore dhe kanalet nuk janë zgjeruar dhe të gjithë po shikojnë shtëpitë e tyre. Taksiratet e vendeve të mëdha janë edhe më të mëdha, sepse ne jemi mësuar me pak, dhe do të bëjmë si do të bëjmë do të dalim më të fortë nga kjo luftë. Atij që është mësuar me shumë do i duhet të kënaqet me pak. Jam optimist se do të sigurojmë financime shtesë për të qenë më pak të shtrënguar për periudhën pas paketës. Në luftë luftohet për ekzistencë. Për bukë nuk do të vdesë askush për bukë, jo për dreka dhe darka në kohët normale” tha Rama. / Opinion.al