Pas përhapjes së koronavirusit, Tailanda është braktisur nga turistë, ndërsa qytetarët kanë kufizuar lëvizjet e tyre.
Por, pas largimit të turistëve, qindra majmunë të egër në Tailandë kanë dalë në qytete dhe janë filmuar duke luftuar për një banane të vetme, pasi turistët u jepnin atyre edhe ushqim.
Ngjarja është regjistruar në qytetin e Lopburi, ku kafshët e egra përplasen e sulmojnë njëri-tjetrin.
Grupet e tyre të mëdha bllokojnë rrugët dhe sulmojnë majmunët që kanë gjetur copa ushqimi, aq sa dhe vendasit janë shokuar nga sjellja e tyre.
Rezidenti Sasaluk Rattanachai, i cili filmoi skenën tha: “Dukeshin më shumë si qen të egër sesa majmunë. U bënë si të çmendur për një copë ushqim .. duhet të kenë qenë shumë, shumë të uritur.”
Bota e egër e Tailandës është tërheqësja kryesore e rreth 35 milionë turistëve në vend që përbëjnë 20 përqind të ekonomisë së vendit. Por epidemia globale e koronavirusit ka shkaktuar rënie drastike të numrave./ Opinion.al