Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koronavirusi/ Qeveria franceze plan mbështetës prej 110 miliardë eurosh

2020/04/16 at 5:19 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Koronavirusi/ Qeveria franceze plan mbështetës prej 110 miliardë eurosh

Franca vijon të përballet me ditët të vështira që prej fillimit të pandemisë COVID-19, ndërsa deri më tani kanë humbur jetën mbi 15 000 persona.

Por, përveç dëmeve të rënda në njerëz, koronavirusi ka shkaktuar dhe pasoja në ekonomi, kjo gjë ka bërë që qeveritë në të gjithë botën të hartojnë strategji për të përballuar situatën.

Franca ka prezantuar një plan urgjent prej 110 miliardë eurosh për të forcuar sistemet e mbështetjes ekonomike.

Në mes të muajit marsit, një paketë e parë prej 45 miliardë eurosh u akordua për t’i bërë ballë krizës.
Kryeministri francez, Edouard Philippe theksoi se financimi i papunësisë së pjesshme që ka prekur tashmë më shumë se një në tre punonjës është rritur në 24 miliardë euro, ndërsa një fond solidariteti për bizneset shumë të vogla dhe të vetëpunësuarit arrinte në shtatë miliardë euro.

Projekti parashikon gjithashtu një përpjekje historike në favor të sistemit shëndetësor, në mënyrë të veçantë blerjen e pajisjeve shëndetësore dhe maska si dhe shpërblime të jashtëzakonshme për personelin shëndetësor dhe ndihmë për familjet më të prekura.

“Më 15 maj, katër ditë pas përfundimit të mundshëm të kufizimit, më shumë se katër milionë familje do të marrin ndihmë emergjente”, njoftoi gjithashtu Edouard Philippe në përfundim të Këshillit të Ministrave.

Familjet që përfitojnë nga minimumet e caktuara sociale do të marrin nga 150 euro secila, plus 100 euro për fëmijë dhe familjet që marrin ndihmë për strehim do të marrin 100 euro për fëmijë. Në total, shteti do të paguajë gati një miliardë euro.

Masat e jashtëzakonshme financiare për ndihmësit në vijën e parë në luftën kundër COVID-19, do të arrijnë në 1.3 miliardë euro, me bonuset prej 500 deri 1.500 euro neto dhe orët shtesë që do të rriten me 50%.

Pasi Presidenti Emmanuel Macron njoftoi të hënën se çerdhet dhe shkollat do të rihapen gradualisht pas 11 majit, komuniteti mjekësor mbetet i kujdesshëm në lidhje me zhvillimin e epidemisë COVID-19, që ka shkaktuar 15 729 të vdekur në spitale dhe shtëpitë e kujdesit për të moshuarit./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Trump i përgjigjet Putin: Le të rifillojmë me testimin e armëve bërthamore
Bota

Trump i përgjigjet Putin: Le të rifillojmë me testimin e armëve bërthamore

31 Tetor, 2025 11:21 am
Rrëzohet kërkesa e Begajt: Dekreti për zgjedhjet në Tiranë do shqyrtohet në themel
Aktualitet

Rrëzohet kërkesa e Begajt: Dekreti për zgjedhjet në Tiranë do shqyrtohet në themel

31 Tetor, 2025 10:50 am
Kërkesa e Presidentit për moskompetencë për ankimimin e Veliajt, pritet vendimi
Aktualitet

Kërkesa e Presidentit për moskompetencë për ankimimin e Veliajt, pritet vendimi

31 Tetor, 2025 10:22 am
Mbretëria e Bashkuar: Dodik dhe Cvijanoviq mbeten nën sanksione
Bota

Mbretëria e Bashkuar: Dodik dhe Cvijanoviq mbeten nën sanksione

31 Tetor, 2025 9:59 am
OBSH: Evropa miraton strategjinë shëndetësore 2026–2030
Bota

OBSH: Evropa miraton strategjinë shëndetësore 2026–2030

31 Tetor, 2025 9:54 am
Bomba atomike po josh gjithmonë e më shumë njerëzit
Bota

Bomba atomike po josh gjithmonë e më shumë njerëzit

31 Tetor, 2025 9:53 am
Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën Kushtetuese
Aktualitet

Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën Kushtetuese

31 Tetor, 2025 9:37 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

31 Tetor, 2025 8:43 am
Ndarja territoriale, Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive…
-U tha në Opinion

Ndarja territoriale, Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive…

30 Tetor, 2025 10:37 pm
Kur pritet të përfundojë Reforma Territoriale? Mazniku tregon objektivin e PS
-U tha në Opinion

Kur pritet të përfundojë Reforma Territoriale? Mazniku tregon objektivin e PS

30 Tetor, 2025 10:33 pm
Para
Gjermania shënon shifrën më të lartë ditore të viktimave nga COVID-19

Gjermania shënon shifrën më të lartë ditore të viktimave nga COVID-19

Vidhen dhe shiten të dhënat e mijëra përdoruesve të Zoom

Vidhen dhe shiten të dhënat e mijëra përdoruesve të Zoom

Konfirmohen 107 të infektuar nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Konfirmohen 107 të infektuar nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

TE FUNDIT

Trump i përgjigjet Putin: Le të rifillojmë me testimin e armëve bërthamore

Trump i përgjigjet Putin: Le të rifillojmë me testimin e armëve bërthamore
31 Tetor, 2025

SHBA-të do të rifillojnë testimet e armëve bërthamore, përveç nëse Trump është ngatërruar dhe ka pasur parasysh diçka tjetër. Zëvendëspresidenti...

Lexo më shumë

Rrëzohet kërkesa e Begajt: Dekreti për zgjedhjet në Tiranë do shqyrtohet në themel

Rrëzohet kërkesa e Begajt: Dekreti për zgjedhjet në Tiranë do shqyrtohet në themel
31 Tetor, 2025

Gjykata Kushtetuese me vendim unanim rrëzoi kërkesën e Presidnecës që të mso ishte palë në çështjen e ankimit të Erion Veliajt,...

Lexo më shumë

Kërkesa e Presidentit për moskompetencë për ankimimin e Veliajt, pritet vendimi

Kërkesa e Presidentit për moskompetencë për ankimimin e Veliajt, pritet vendimi
31 Tetor, 2025

Ka nisur seanca në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e ankimimit nga Erion Verliaj të shkarkimit të tij nga detyra si...

Lexo më shumë

Mbretëria e Bashkuar: Dodik dhe Cvijanoviq mbeten nën sanksione

Mbretëria e Bashkuar: Dodik dhe Cvijanoviq mbeten nën sanksione
31 Tetor, 2025

Millorad Dodik dhe Zhelka Cvijanoviq mbeten nën sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar. Kështu thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Jashtme...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com