Koronavirusi nuk kursen qeverinë e Serbisë.
Sekretari i ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor në Serbi, Branisllav Blazhiç, është prekur me koronavirus.
Lajmin e ka konfirmuar ministri i Planifikimit Hapësinor, Goran Trivan, i cili deklaroi se Bllazhiç është dërguar në klinikën e sëmundjeve infektive në Beograd.
“Është duke u mjekuar në klinikën infektive, gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar”, ka shtuar Trivan.
Kujtojmë që Bllazhiç është nga qyteti Kikinda, që konsiderohet si epiqendra e epidemisë së koronavirusit në Serbi./Opinion.al