Qeveria portugeze ka vendosur të japë nënshtetësi të përkohshme për të gjithë emigrantët dhe azilkërkuesit që kanë pasur dokumentet në proces verifikimi.
Ky veprim është bërë me qëllim që t’u japë kujdes shëndetësor dhe mbulim me sigurime të gjithë personave në vend, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Ata që kanë aplikuar për nënshtetësi, do ta marrin brenda datës 1 korrik, sipas një njoftimi qeveritar, njofton Euronews.
Richard Danziger, drejtori rajonal i OKB-së për emigrimin, e përshëndeti vendimin dhe tha se njerëzve nuk duhet t’u hiqet e drejta për të pasur shërbim shëndetësor, vetëm sepse nuk është përfunduar ende procesi i aplikimit.
Ministri i brendshëm, Eduardo Cabrita, tha se është e rëndësishme që t’u garantohen të gjitha të drejtat personave më të brishtë, siç është rasti i emigrantëve.
Numri i personave të infektuar në Portugali arriti 5962 këtë të diel, me 119 vdekje në total, përfshi një djalë 14-vjeçar që kishte probleme të tjera shëndetësore.