Rusia po kthehet një nga vatrat kryesore të pandemisë COVID-19. Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit, në këtë shtet janë konfirmuar 10.633 raste të reja të koronavirusit.
Aktualisht, numri i të infektuarve në Rusi është 134.686. Ndërkohë, numri i viktimave ka shkuar në 1.280, ku gjatë orëve të fundit humbën jetën 58 persona.
Në shumë vende të botës numri i vikimave nga koronavirusi është ulur, ndërsa shtetet kanë filluar të lehtësojnë masat shtrënguese./ Opinion.al