Bota

Koronavirusi/OBSH ngre nivelin e rrezikut në “shumë të lartë”


               Publikuar në : 21:03 - 28/02/20 |
Al Do

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) e ka ngritur nivelin e rrezikut global të shpërthimit të koronavirusit në “shumë të lartë”.

Por kreu i saj  tha se ende ekzistojnë mundësitë për të parandaluar përhapjen e virusit nëse zinxhiri i tij i transmetimit do të ndërpritej.

Kreu i OBSH-së, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus theksoi gjithashtu se frika dhe dezinformimi ishin sfidat më të mëdha për tu kapërcyer.

Më shumë se 50 vende tani kanë raportuar raste të koronavirusit.

Burime brenda sistemit të kujdesit shëndetësor të Iranit i thanë BBC Persia se, që nga mbrëmja e së enjtes, të paktën 210 njerëz kishin vdekur nga virusi. Kjo shifër është më shumë se gjashtë herë më e lartë se shifra zyrtare e qeverisë.

Në konferencën për shtyp në Gjenevë, Dr Tedros tha që shumica e rasteve ende mund të gjurmohen, dhe nuk ka asnjë provë se virusi “përhapet lirshëm në komunitete“.

Kolegu i tij, Dr Mike Ryan, kreu i Programit të Shëndetit të Emergjencave të OBSH-së, tha që niveli i rrezikut kishte për qëllim të shërbente si një “kontroll i realitetit” për qeveritë, pasi sistemet e kujdesit shëndetësor ishin ende të papërgatitur.

Ju keni një detyrë ndaj qytetarëve tuaj, ju keni një detyrë që bota të jetë e gatshme,” tha Dr Ryan.

Ai gjithashtu theksoi se informacioni aktual i të dhënave nuk sugjeron që virusi është bërë një pandemi globale.

Nëse themi se ka një pandemi të koronavirusit, ne në thelb po pranojmë se çdo njeri në planet do të ekspozohet,” tha ai. “Të dhënat nuk e mbështesin akoma këtë dhe Kina ka treguar qartë se nuk është domosdoshmërisht rezultati natyror i kësaj ngjarje nëse ndërmarrim veprime.

Në nivel global, më shumë se 80,000 njerëz janë infektuar. Rreth 2,800 kanë vdekur, shumica dërrmuese në provincën Hubei të Kinës. Kina konfirmoi një tjetër 327 raste, rritja më e ulët ditore për një muaj së bashku me 44 vdekje.

Zvicra i pezulloi të gjitha ngjarjet me më shumë se 1.000 pjesëmarrës deri në 15 Mars.

Islanda, Nigeria, Meksika, Zelanda e Re, Bjellorusia dhe Holanda të gjithë raportuan rastet e tyre të para.

U njoftua vdekja e parë britanike nga Covid-19 i cili ishte një pasagjer në anijen e udhëtimit Diamond Princess që ankorua në Japoni. /Opinion.al

Pas