Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Banka Botërore i kanë ofruar Kosovës rreth 15 milionë euro për të luftuar koronavirusin.
Lajmi u bë i ditur gjatë një konference për mediat, nga ministri i Shëndetësisë së Kosovës Arben Vitia.
Vitia u shpreh se javën e ardhshme, në Kosovë do të vijë një kontingjent i mjeteve mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore-donacion nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
“Gjithashtu, OBSH ka ndarë një ndihmë në vlerë prej 7 milionë eurove, që do t’i përforcojnë furnizimet në institucionet shëndetësore. Banka Botërore ka ofruar mbështetje financiare për aktivitetet në masat kundër Covid-19 në vlerë prej 7.9 milionë eurove”, u shpreh ministri./Opinion.al