Bota

Koronavirusi/ Një lajm i mirë nga Australia


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:42 - 02/04/20 |
el ida

Shkencëtarët në Australi kanë nisur testimin e dy vaksinave potenciale për koronavirus. Vendimi u mor pasi vaksinat e krijuara nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania amerikane, Inovio Pharmaceutical, janë konsideruar nga Organizata Botërore e Shëndetesisë, si të sigurta për testim në kafshë.

Agjencia Kombëtare për Shkencë e Australisë do të përcaktojë nëse vaksinat funksionojnë, dhe nëse janë të sigurta për njerëz.

Aktualisht në të gjithë botën, janë duke u zhvilluar një varg vaksinash të tjera me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Mirëpo Agjencia Australiane ka thënë se testimet do të jenë provat e para gjithpërfshirëse të vaksinave në modelin e kafshëve.

Studiuesit kanë thënë se shpejtësia dhe niveli i bashkëpunimit global, që ka rezultuar me këtë fazë, ka qenë i pashembullt.

“Normalisht duhet një deri në dy vjet për të arritur në këtë pikë dhe ne e kemi shkurtuar atë periudhë në disa muaj”, u shpreh mjeku, Rob Grenfell.

Megjithatë ekspertët paralajmërojnë se do të duhen të paktën 18 muaj që ndonjë vaksinë potenciale të jetë e gatshme për përdorim në njerëz, bazuar në rregulloret ndërkombëtare për testim dhe standarde./Opinion.al

Pas