Aktualitet

Koronavirusi në Shqipëri, si paraqitet situata në spitalet COVID


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:50 - 01/09/20 |
Opi Nion

Në vendin tonë është regjistruar një numër i lartë i pacientëve të shëruar nga COVID-19 ditën e sotme.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë shëruar 227 pacientë të infektuar me Covid-19. Ndërkohë, 6 persona kanë humbur jetën, ndërsa janë konfirmuar 93 raste të reja me COVID-19.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 182 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 23 në terapi intensive nga të cilët vetëm 7 pacientë janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 41 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes./ Opinion.al

Pas