Pesë pacientë të infektuar nga COVID-19 janë shëruar në Shqipëri. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila thotë se aktualisht numri i të shëruarve në vend ka shkuar 52.
Ministrja shkruan në rrjetet sociale se se dy prej tyre ishin në gjendje të rëndë dhe më shumë se 12 ditë kanë qëndruar në terapi intensive.
“Pesë pacientë nga Tirana, Fieri dhe Kavaja kanë lënë sot spitalin infektiv të shëruar nga ?#COVID-19? Mjekët thonë se dy prej tyre kanë qenë në gjendje të rënduar, por pas më shumë se 12 ditë trajtimi intensiv me medikamentet që sot përdoren për trajtimin e #COVID-19 edhe në vendet e tjera të Botës, ja kanë dalë ta mundin sëmundjen dhe sot u kthyen në shtëpi?? Deri tani 5️⃣2️⃣ të shëruar nga ?#COVID-19?”, shkruan Manastirliu./ Opinion.al