Aktualitet

Koronavirusi në Shqipëri, humb jetën 65-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:39 - 23/06/20 |
Opi Nion

Pasditen e sotme ministria e Shëndetësisë njoftoi se ka ndërruar jetë një pacient 65-vjeçar me COVID-19, i cili kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

Pas disa ditësh i shtruar në spital në spital, në terapi intensive, një 65-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën, megjithë përpjekjet e mjekëve dhe mjekimin intensiv medikamentoz. 65-vjeçari i konfirmuar me Covid-19 vuante nga Diabeti dhe Policitemia.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel gjithë qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën, por të zbatojnë rregullat e vendosura, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të afërmit. Nga fillimi i epidemisë, 46 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19./ Opinion.al

Pas