Kryesore

Koronavirusi në Shqipëri, dy viktima dhe 45 raste të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:49 - 01/07/20 |
el ida

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 45  raste të reja nga 269 testime.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 21 raste në Tiranë, 10 në Shkodër, 4 në Elbasan, nga 3 raste Delvinë, Kurbin, nga 1 rast në Krujë, Kukës, Lezhë, Sarandë.

Po ashtu Ministria njoftoi se janë shënuar dhe dy humbje jete, një 74 vjeçare nga Shkodra dhe një 82 vjeçare nga Tirana.

Në vendin tonë aktualisht janë 999 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës./Opinion.al

Pas