Aktualitet

Koronavirusi në Shqipëri, dy persona në gjendje kritike te Infektivi


               Publikuar në : 11:35 - 26/03/20 |
Opi Nion

Ka shkuar në 174 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri, mes të cilëve dhe katër fëmijë. Ndërkohë, numri i i personave të shtruar aktualisht në shërbimin infektiv ka shkuar në 73.

Eugena Tomini nga ISHP, tha sot se prej tyre 3 raste janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar, në gjendje kritike.

Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar dhe prej tyre 3 raste jane ne terapi itensive 2 jane te intubuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.”

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tirane           102 raste

– Durres           10 raste

– Lushnje         4 raste

– Elbasan         5 raste

– Rrogozhine   2 raste

– Fier               18 raste

– Kavaje          4 raste

– Korce            11 raste

– Vlore            5 raste

– Shkoder        3 raste

– Lezhe            4 rast

– Berat             1 rast

– Has               2 raste

– Kruje            1 rast

-Tropoje          2 raste. / Opinion.al

Pas