Kryesore

Koronavirusi në Shqipëri/ 16 raste të reja, ku zgjerohet harta


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:31 - 01/04/20 |
el ida

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin total të të prekurve në 259.

Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se në 24 orët e fundit janë testuar 152 persona të dyshuar, ndërsa deri në këto momente janë testuar gjithsej 1823 raste.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Kavajë dhe Korçë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 140 raste
– Durrës 29 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Fier 23 raste
– Kavajë 5 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 8 raste
– Lezhë 5 raste
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 3 raste
– Mirditë 2 raste./Opinion.al

Pas