Rajoni

Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut/ Një humbje jete dhe 115 raste të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:45 - 01/09/20 |
Al Do

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 115 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, nga 1,665 testime të kryera.

Instituti për Shëndet Publik ka njoftuar se 368 pacientë janë shëruar ndërkohë që është shënuar vetëm një viktimë.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se numri i përgjithshëm i viktimave në shtetin fqinj është 604.

Deri tani, në Maqedoninë e Veriut janë testuar gjithsej 149,269 persona; prej tyre, 14,496 janë diagnostikuar me COVID-19 dhe 11,525 janë shëruar. /Opinion.al

Pas