Maqedonia e Veriut ka regjistruar 115 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, nga 1,665 testime të kryera.
Instituti për Shëndet Publik ka njoftuar se 368 pacientë janë shëruar ndërkohë që është shënuar vetëm një viktimë.
Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se numri i përgjithshëm i viktimave në shtetin fqinj është 604.
Deri tani, në Maqedoninë e Veriut janë testuar gjithsej 149,269 persona; prej tyre, 14,496 janë diagnostikuar me COVID-19 dhe 11,525 janë shëruar. /Opinion.al