Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar sot shtatë raste të reja me koronavirus.
“Rastet pozitive janë raste kontakti dhe sipas vendbanimit: gjashtë (6) raste nga komuna e Prizrenit dhe një (1) rast nga komuna e Suharekës”, është thënë në njoftim.
Ndërkohë, bëhet me dije se 27 pacientë janë shëruar nga Covid-19. Deri më tani në Kosovë, 813 persona janë infektuar, 298 janë shëruar edhe 22 kanë vdekur si pasojë e koronavirusit të ri.
Autoritetet në Kosovë kanë shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik me qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes Covid-19./ Opinion.al