Kryesore

Koronavirusi në Kosovë, regjistrohen 364 raste të reja dhe 11 viktima


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:23 - 18/04/21 |
Opi Nion

Kosova ka regjistruar  në 24 orët e fundit 364 raste të reja me COVID-19 dhe 11 viktima.

Nga autoritetet shëndetësore bëhet me dije se më shumë raste sërish pati në Prishtinë 115, ndjekur nga Mitrovica 50 dhe Gjilano 40.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (80, 68 vjeç), Vushtrri 2 raste  (78, 65 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Gjakovë 1 rast (72 vjeç), Klinë 1 rast (81 vjeç), Lipjan 1 rast (70 vjeç), Mitrovicë 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Rahovec 1 rast (67 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 101.517 raste nga 500.112 persona të dyshimtë me virusin koronavirus .

Lajmi i mirë është se sërish pati më shumë të shëruar në shifra, konkretisht 529 pacientë që fituan betejën me COVID-19./Opinion.al

Pas