Rajoni

Koronavirusi në Kosovë, konfirmohen 96 raste të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:31 - 27/06/20 |
Opi Nion

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar edhe 96 raste me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 2590, ndërsa raste aktive janë 1.148.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 87 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 1.394.

Që nga mesi i muajit mars, kur janë paraqitur rastet e para me sëmundjen COVID-19, kanë vdekur 48 pacientë.

Vetëm të shtunën Klinika Infektive e Kosovës ka njoftuar se kanë vdekur tre pacientë. Pacientët, dy nga nga Komuna e Prizrenit si dhe një nga Suhareka, thuhej në njoftim, kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Në këtë Klinikë, aktualisht janë të hospitalizuar 97 raste me COVID-19. Ndër ta, 45 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 5 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 3 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë, njofton Klinika Infektive.

Pas