Rajoni

Koronavirusi në Kosovë, konfirmohen 87 raste të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:32 - 28/06/20 |
el ida

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar edhe 87  raste me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 2677, ndërsa raste aktive janë 1203.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 31 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 1.425.

Më herët kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha përmes një postimi në rrjetin social Facebook se rritja e numrit të rasteve me koronavirus në Kosovë po rrezikon kapacitetet e Klinikës Infektive.

Hoti tha se kjo situatë dhe mosrespektimi i masave mbrojtëse mund të çojë në kthimin e izolimit total.

“Rastet me COVID-19 po rriten shumë. Me këtë ritëm, shpejt do të bllokohet Klinika Infektive dhe atëherë mjekët tanë do të përballen me vendime të vështira morale se kënd duhet ndihmuar më parë. Ato skena i kemi parë në vendet që e përjetuan shumë rëndë këtë pandemi. Nuk mund të lejojmë të na krijohen situata të tilla. Nëse vazhdon ky ritëm, do të detyrohemi t’i kthejmë masat e izolimit total, të cilat do të kenë pasoja të rënda për ekonominë dhe familjet tona”, tha ai./Opinion.al

Pas