Rajoni

Koronavirusi në Kosovë, humbin jetën dy persona


               Publikuar në : 09:41 - 06/04/20 |
Opi Nion

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka konfirmuar dy viktima të tjerë nga koronavirusi. Mësohet se ata kanë ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Aktualisht në Kosovë janë regjistruar tre viktima nga koronavirusi, 145 të tjerë janë të infektuar, ndërsa 23 janë shëruar.

 “Sot me datë 06.04.2020 në Klinikën Infektive të QKUK-së dy pacientë me COVID 19 kanë përfunduar me vdekje. Në ora 03:00 ka përfunduar me vdekje pacienti i gjinisë mashkull S. N, 1961, Prishtinë, i cili është pranuar në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive me datën 04. 04. 2020 transfer nga Qendra Emergjente e QKUK-së dhe ka qenë me sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus tip 2. Sy hepatorenale). Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive në gjendje të rendë pa vetëdije. Në ora 07:10 ka përfunduar me vdekje pacientja e gjinisë femër, N. R, 1950, Korishë, Prizren, e cila është pranuar po ashtu në Mjekimin Intenziv të Klinikës Infektive me datën 02. 04.2020 dhe ka pasur sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus, Nephropathia diabetica, Hypertensio arterialis dhe Cardimyopathia chronica”, thuhet në njoftimin e MSH-së./ Opinion.al

Pas