Kosovës të premten i janë shtuar 57 raste të reja me koronavirus, pas marrjes së 678 mostrave.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar katër viktima, duke e çuar numrin total të të vdekurve me koronavirus në Kosovë në 611.
Sipas të dhënave të këtij Instituti të premten janë regjistruar edhe 137 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 2,003.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 14,939 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi./ Opinion.al