Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndërruar jetë dhjetë persona si rezultat i pandemisë së COVID-19.
Nga 584 mostra të testuara në IKSHKP në 24 orët e fundit 162 persona kanë dalë pozitiv me COVID-19.
Numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus në Kosovë ka shkuar në 448.
Numri total i rasteve pozitive është 12.168 raste nga 46.452 testime të kryera.
Sipas raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 220 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.149 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.571. /Opinion.al