Bota

Koronavirusi në Kinë, rritet numri i viktimave


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:56 - 26/01/20 |
Opi Nion

56 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa mbi 2000 të tjerë janë infektuar. Ndërkohë, Kina ka vendosur të izolojë Wuhanin, duke ndaluar hyrjet dhe daljet në këtë qytetet, për të shmangur kështu shpejtësinë e shpërndarjes së koronavirusit.

Pas lajmit për izolim të qytetit, për disa ditë në dyqane pati dyndje të njerëzve që merrnin ushqime për të qëndruar gjatë në izolim. Presidenti i Kinës, Xi Jinping është shprehur gjatë një takimi se Kina po përballet me një “situatë të rëndë” dhe autoritete shëndetësore në të gjithë botën po përpiqen të parandalojnë një epidemi.

Për shkak të rrezikshëmrisë që paraqet koronavirusi, Shtetet e Bashkuara kanë planifikuar të evakuojnë të dielën nga Wuhani qytetarë e diplomatë amerikanë që ndodhen në këtë qytet, i cili është epiqendra e shpërthimit të virusit, njoftoi të shtunën “Wall Street Journal”.

Bëhet me dije se, pesë raste janë raportuar në Tajlandë, 4 në Australi, Franca, Japonia, Malajzia dhe Tajvani kanë raportuar tre raste secila. Në Shtetet e Bashkuara dhe Vietnam autoritetet kanë konfirmuar dy raste dhe një rast raportuar në Nepal./ Opinion.al

Pas