Numri i personave të cilët janë prekur nga koronavirusi në Itali është rritur në 653, ndërsa deri më tani janë regjistruar 17 viktima.
Nga ana tjetër, në Itali janë shëruar 45 persona të cilët ishin prekur nga koronavirusi.
Përpos rajonit më të prekura, Lombardia (403) të infektuar ka në Veneto (111 të infektuar), Emilia Romagna (97 ), Liguria (19), Sicilia (4 ), Marche (6), Lazio (3), Campania (3), Toscana dhe Piemonte (2), Tiroli Jugor, Abruzzo dhe Puglia (1).
Aktualisht rezultojnë 248 pacientë me simptomat e koronavirusit qe marrin trajtim në spital, 56 janë në kujdes intensiv dhe 284 në izolim në shtëpi./ Opinion.al