Bota

Koronavirusi në Itali, Salvini paralajmëron protesta kundër qeverisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:12 - 27/04/20 |
Opi Nion

Teksa kryeministri Italian, Giuseppe Conte ka deklaruar se më 4 maj do të nisin letësimet e masave kundër koronavirusit, ish-ministri i Brendshëm Matteo Salvini ka paralajmëruar protesta.

Kështu, pas SHBA dhe Brazil, duket se dhe Italia do të përfshihet nga protestat për të dalë nga ”Lock-Down”.

Populli është thirr në protestë në sheshin e Romës nga opozitarët Salvini dhe Meloni. Ish-ministri është shprehur se 47 ditë izolim, ku Italia ka vuajtur nga pasojat e COVID-19, është e mjaftueshme dhe se tashmë duhet liri.

Ai shton se duhet liri për të punuar dhe fituar dhe jo për të qëndruar mbyllur ku shumica e Europës po rihapet./ Opinion.al

Pas