Bota

Koronavirusi në Itali, rritet numri i viktimave


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:19 - 11/03/21 |
Opi Nion

Italia vijon të raportojë bilance të larta të personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 dhe rasteve të reja ditore.

Autoritetet shëndetësore në Itali bëjnë me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 25,673 raste të reja me koronavirus nga 372,217 testime të bëra.

Në harkun kohor të 24 orëve, kanë humbur jetën nga koronavirusi 373 persona.  Numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë në vend ka shkuar në 101,184. Ndërkohë, në terapi intensive po trajtohen ,859 pacientë. Rajoni më i prekur vijon të jetë Lombardia./ Opinion.al

Pas