Bota

Koronavirusi në Itali/ Regjistrohet ulje e numrit të rasteve të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:10 - 31/08/20 |
Al Do

Autoritetet e shëndetësisë në Itali raportuan se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 6 viktima nga koronavirusi,(dje ishin 4) për një total prej 35 483 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, sot u regjistruan edhe 996 raste të reja pozitiv,( dje ishin 1365) për një total prej 269 214 të prekurish nga Covid.

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 2 viktima dhe 135  raste të reja pozitiv.

Që prej fillimit të pandemisë në Rajon totali i vdekjeve është 16 865 kurse numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në rreth 100 mijë

Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania, të cilat në gusht filluan të tejkalojnë një mijë raste të reja infeksioni në ditë, duket se e kanë ende nën kontroll situatën.

Këto tri vende kanë patur pak më shumë se 20 infeksione të reja për 100 mijë banorë në dy javët e fundit, shumë poshtë mesatares europiane për të njëjtën periudhë ( mesataja europiane është rritur nga 38 në 46 sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve).

Pas