Vijon rritja e numrit të rasteve të reja me koronavirus në Itali megjithëse ritimi mbetet i qëndrueshëm dhe larg shifrave të marsit dhe prillit.
Sipas të dhënave të autoriteteve të Mbrojtes Civile, në 24 orët e fundit janë shënuar 233 raste të reja.
Në total, numri i të prekurve nga Covid-19 në Itali ka shkuar në 243 967.
Viktimat në 24 orët e fundit janë 11, duke e çuar shifrën totale në 35 028 viktima. Ditën e djeshme u regjistruan 20 viktima.