Bota

Koronavirusi në Itali/ Kush largohet nga zonat e infektuara, arrestohet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:15 - 23/02/20 |
Opi Nion

Italia ka marrë masa të rrepta për të ndaluar shpërndarjen e koronavirusit, i cili deri më tani ka shkaktuar 2 viktima, ndërsa numri i personave të infektuar ka shkuar në 79.

Autoritetet kanë vendosur që asnjë person nuk duhet të largohet nga të ashtuquajturat “vatra infektimi”. Në rast se personat nuk u binden urdhrave dhe tentojnë të larohen nga zonat e kontrolluara, ata mund të arrestohen për tre muaj.

Ndërkohë, personat mund të lëvizin në korridore “sterile” për të lejuar hyrjen e ushqimit dhe ilaçeve. Hapat e marra prej autoriteteve italiane, që synojnë kufizimin e transmetimit të virusit, parashikojnë deri edhe përdorimin e ushtrisë, ashtu siç ndodh për parandalimin e veprimeve terroriste.

Ato vetë e pranojnë se “pezullimi i të drejtave të lëvizjes së lirë të personave”, por e konsiderojnë të nevojshme kur nuk ka mënyra të tjera për të ndaluar përhapjen e një epidemie. Ky është “ modeli Ëuhan”. Modeli  “Ëuhan”, nga emri i qytetit kinez ku u zhvillua për herë të parë koronavirusi dhe ku një regjim mbikëqyrjeje shumë i rreptë është akoma në fuqi.

Rrugët e hyrjes kontrollohen nga makina të policisë dhe karabinierëve në mënyrë që askush të mos arrijë të largohet, përveç rasteve të veçanta që duhet të autorizohen posaçërisht nga prefekti. Në fazën e parë, “kordoni” i sigurisë do të ngrihet rreth atyre komunave, ku aktivitetet publike janë pezulluar tashmë, si shkollat ​​dhe zyrat janë mbyllur./ Opinion.al

Pas