Bota

Koronavirusi në Itali, humbin jetën 26 persona gjatë 24 orëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:37 - 31/10/21 |
Opi Nion

26 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve në Itali. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se gjatë këtij harku kohor u shënuan gjithashtu dhe 4,526 raste të reja me COVID.

Italia ka bilancin e dytë më të lartë të vdekjeve në Evropë. Vendi numëron 132,100 raste fatale, duke u lënë pas vetëm nga Britania e Madhe ku janë regjistruar 163,515 vdekje nga Covid-19.

Italia e ka bërë “pasaportën jeshile” me detyrim për punonjësit, të cilët duhet të jenë të vaksinuar ose të kenë prova të vazhdueshme që janë negativë për virusin nëse duan që të lejohen të shkojnë në vendin e punës. Masat e marra nga vendi janë ndër më striktet në Evropë dhe kanë hyrë në fuqi më 15 tetor. Vdekjet në Itali kanë qëndruar nën 100 që nga qershori i këtij viti.

Pas