Bota

Koronavirusi në Itali/ 41 viktima, rritet numri i rasteve të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:35 - 13/10/20 |
Opi Nion

Pandemia COVID-19 vijon të shkaktojë viktima në Itali. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 41 viktima dhe 5901 raste të reja.

Që nga fillimi i pandemisë tashmë në Itali numri i të infektuarve ka arritur në 365.467 ndërsa ai i viktimave në 36.246.

Rajonet më të goditura vijojnë të jenë Lombardia me 1080 raste, Kampania me 635, Piemonte me 585 dhe Lacio me 579.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, rritje ka pasur dhe numri i personave në terapi intensive, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 62 shtrime të reja./ Opinion.al

Pas