Bota

Koronavirusi në Itali, 31 viktima dhe 835 raste të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:48 - 22/06/21 |
Opi Nion

31 qytetarë kanë humbu jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Itali. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se gjatë këtij harku kohor janë kryer 192,882 teste, nga të cilat kanë rezultuar 835 raste të reja me koronavirus.

Numri i të shëruarve për sot është 4,692 ndërsa shkalla e pozitivitetit është 0.4%.

Në njësitë e kujdesit intensiv raportohet të jenë të shtruar 362 pacientë, me një rënie prej 23 krahasuar me dje në bilancin ditor midis hyrjeve dhe daljeve.

Të shtruarit në spital me simptoma në repartet e zakonshme janë 2,289, më pak se 101 njësi krahasuar me një ditë më parë./ Opinion.al

Pas