17 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Greqi. Po ashtu, në këtë shtete janë konfirmuar edhe 484 raste të reja me COVID-19.
Aktualisht numri i viktimave në Greqi ka shkuar në 5,796 që nga fillimi i pandemisë. Numri i përgjithshëm i rasteve është 156957, nga të cilat 52.0% janë burra.
Gjithashtu, 255 persona po trajtohen me intubim në spitale. Mosha e tyre mesatare është 69 vjeç.
Sakaq, mosha mesatare e personave që kanë vdekur është 79 vjeç dhe 95.5% kishin sëmundje shoqëruese./ Opinion.al