Pas mbylljes së dy kopshteve në zonën e Vlorës, pasi disa edukatore rezultuan të prekura me koronavirus, pandemia ka prekur një tjetër institucion të rëndësishëm të qytetit bregdetar.
Mësohet se dy gjyqtarë në Gjykatën e Vlorës kanë rezultuar pozitivë për koronavirusin, ndërsa katër persona të tjerë, staf në gjykatë, kanë shfaqur simptoma të ngjashme me COVID-19.
Bëhet me dije se gjyqtarët dhe 4 personat me simptoma janë vetizoluar. Ndërkohë, Gjykata nuk është mbyllur ende, por raportohet të ketë shtyrje të disa seancave të parashikuara.