427 persona humbën jetën sot në Francë nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.
Në total në këtë shtet janë regjistruar 24 mijë e 87 viktima. Lajm i mirë është se numri i pacientëve në spitale është në rënie pasi tashmë me COVID-19 në ambiente spitalore janë 26 mijë e 834 të infektuar.
Po ashtu rënie ka dhe tek pacientët në terapi intensive pasi në total në Francë janë 4 mijë e 207. Franca është një nga vendet më të goditura në Europë, ndërsa ditët e fundit numri i viktima ka pësuar ulje./ Opinion.al