Kombëtarja shqiptare e futbollit ishte parashikuar të zhvillonte një ndeshje miqësore me Slloveninë më 30 mars në Udine të Italisë.
Megjithatë situata e krijuar nga koronavirusi në Itali ka bërë që të ndryshohet vendi ku do të zhvillohet takimi.
Federata Sllovene e Futbollit njofton se ndeshja do të zhvillohet në 30 mars në Koper të Sllovenisë.
“Kombëtarja sllovene e futbollit do të luajë miqësoren me Kombëtaren shqiptare më 30 mars në Koper dhe jo ne Udine, siç ishte paralajmëruar”, raportojnë mediat sllovene vendimin më të fundit të federatës së tyre. /Opinion.al