Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar dy raste me koronavorus. Lidhur me këtë situatë, ka folur mjeku Tritan Kalo.
Ai ka bërë me dije se dy të prekurit me Koronavirus janë duke u trajtuar tek Infektivi, ku ndodhet të gjitha mjetet e nevojshme për të trajtuar rastet me virus.
“Të dy rastet janë te Infektimi dhe po marrin trajtimin e duhur. Dhoma kanë oksigjen dhe kanë minimumin e pajisjeve të nevojshme, nuk janë dhoma hoteli, por spitali. Janë në përputhje spitalore, më të mira të mundshme janë në përputhje me standartet botërore. Do ia dalim mbanë në këtë beteje”, tha Kalo.